Horror në Rio de Zhaniero, makina përplas turmën, vdes foshnja 9-muajshe

19.01.2018 13:24

Një foshnjë 9-muajshe është vrarë dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas

Një foshnjë 9-muajshe është vrarë dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në plazhin e Kopakabanës.
 
Incidenti i tmerrshëm ndodhi në orën 8:45 të mbrëmjes në pedonalen e Rio de Zhanieros. Mes të plagosurve në gjendje të rëndë është edhe nëna e foshnjës së vdekur.
 
Autoritetet konfirmuan se shoferi, Antionio de Almeida Anauqim, 41 vjeç, i cili vuante nga sëmundja e tokës, pësoi një krizë dhe humbi kontrollin e makinës së tij. Ai është arrestuar nga policia.
 
SEVDIJE OMEROVIQ