Maqedoni

Vidhen mijëra euro dhe stoli ari në Manastir

19.01.2018 13:56

Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir bën të ditur se qytetari L.J (58) ka raportuar vjedhje...

Sektori i Punëve të Brendshme në Manastir bën të ditur se qytetari L.J (58) ka raportuar vjedhje të rëndë në shtëpinë e tij.
 
Një keqbërës është futur në shtëpi përmes dritares së garazhës dhe ka arritur që të vjedh 7000 euro, 130 mijë denarë dhe stoli ari.
 
 
Një ekip policor ka kryer kontrollet procedurale dhe janë ndërmarrë masa për gjetjen e keqbërësit.