Maqedoni
Besimtarët ortodoks festojnë Ujin e Bekuar: Daniel Doncevski kap kryqin për herë të pestë
19.01.2018 14:50
Besimtarët ortodoksë sot festojnë Ditën e Ujit të Bekuar, e cila ka një traditë prej shekullit të dytë të erës sonë...

Tradicionalisht, në lumenjtë hidhen kryqe, ndërsa sot në lumin Vardar në Shkup për herë të pestë Daniel Doncevski kapi kryqin e shenjtë, duke uruar besimtarëve ortodoks festën e ujit të bekuar.
“Parasëgjithash dëshiroj tua uroj Ditën e ujit të bekuar tu dëshiroj shëndet fat dashuri dhe të jemi të bashkuar cdo ditë të pendohemi dhe ta festojmë me dashuri dhe besim këtë festë krishtere”, shprehet Daniel Doncevski.
Ndërhohë Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase z Stefan tha se festat fetare duhet të na përkujtojnë se si jetojmë dhe veprojmë ndaj vetes por edhe të tjerëve, të na largojnë mendimet e këqija dhe të na sjellin freskim shpirtëror.
“Nuk është e mjaftueshme vetëm të jemi të kryqëzuar por të jetojmë sipas mësimeve dhe urdhërave të fesë së Krishtit.Jo vetëm sipas emrit por veprat tona të dëshmojmë se jemi krishterë të vërtetë”, theksoi kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Z.Stefani.
Për kapjen e kryqit në Shkup ishin të paraqitur 150 qytetarë.Dita e ujit të bekuar festohet nga shekulli i dytë dhe është lidhur me kryqëzimin e Jezu Krishtit në ujrat e lumit Jordan nga ana e Sën Jovanit.
Për personin që kap kryqin besohet se gjatë tërë vitit do ta ndjek fati dhe mirqenia.
FLUTURA LATIFI
