Botë
Janë sulmuar dy spitale në rrethinë të Sirisë në kufirin turk
19.01.2018 15:19
Dyshohet se kurdet sirijan dhe kurdet turq(PYD &PKK) kan sulmuar dy spitalet me zjarr artilerie në provincën Azez të Sirisë dhe në Aleppo...
Spitali psikiatrik dhe sulmet e spitalit të gjinekologjis shkaktuan lëndime në 12 pacientë, duke përfshirë pesë të plagosur rëndë.
Pacientët e lënduar thuhet se u dërguan në spitalet e afërta nga ndërtesa që ishte dëmtuar rëndë.
Dëmtimi i spitalit gjinekologjik nuk shkaktoi ndonjë humbje apo lëndim sipas raporteve.
Forcat e sigurisë në Azez thonë se sulmet e grupit PYD / PKK jane me origjine nga Afrin.
PYD / PKK është degë siriane e grupit PKK, i cili është caktuar si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara, dhe BE.
Se shpejti pritet nje operacion i ri ushtarak në Afrin, rajoni që kufizohet me krahinat Hatay dhe Kilis të Turqisë.Ne nderkoh Presidenti turk Erdogan, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për një reagim ndaj ushtrisë amerikane, pasi Uashingtoni tha se do të ndihmonte Forcat Demokratike të Sirisë (SDF).
Të udhëhequr nga milicia kurde e YPG, me 30,000 trupa.Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Rex Tillerson mohoi se SHBA-të kishin ndonjë qëllim për të ndërtuar një forcë kufitare siriane dhe turke dhe thanë se çështja është përshkruar gabimisht dhe është keqpërdorur.
“Disa njerëz gabuan. Ne nuk po krijojmë fare një forcë sigurie kufitare. Unë mendoj se është për të ardhur keq që komentet e bëra nga disa e lënë atë përshtypje. “Kjo nuk është ajo që po bëjmë”, theksoi sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Rex Tillerson.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare te Turqisë tha më parë se Turqia nuk do të lejonte formimin e një “ushtrie terroriste” përgjatë kufijve të saj.
SEVDIE OMEROVIQ
