Diaspora e bashkuar maqedonase, OKB dhe Nimic po shkelin marrëveshjen e vitit 1995
Pas takimit të fundit të ndërmejtësit të Kombeve të Bashkura, Metju Nimic me negociatorët për kontestin e emrit....

Pas takimit të fundit të ndërmejtësit të Kombeve të Bashkura, Metju Nimic me negociatorët për kontestin e emrit, Diaspora e Bashkuar Maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Ata akuzojnë OKB-në se po shkel shumë parime të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Diaspora e Bashkuar Maqedonase konsideron se OKB-ja dhe Nimic janë duke tentuar ta shkelin Ujdinë e përkohshme të vitit 1995, dhe se nuk e respektojnë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ku përfshihet parimi i vetëvendosjes.
Njiherit ky union i ka bërë thirrje edhe Qeverisë së Maqedonisë t’u jep fund bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.
CIPRAS, TAKIM ME KREUN E KISHËS GREK JERONIMOS
Nga ana tjetër, pas protestës së priftërinjtëve grek për emrin e Maqedonisë, kryeminsitri grek Cipras ka takuar kreun e kishës orotdokse grek Jeronimos për të njoftuar rreth bisedimeve me emrin.
Kryeministri grek ka njoftuar arqipeshkvin për rrjedhën e negociatave duke e bindur se do vazhdojë ta informojë për rrjedhën e negociatave dhe ka kërkuar prej tij të kontribuojë në mënyrë që të sigurohet klimë e unitetit nacional dhe përgjegjësisë.
Në këtë moment nuk nevojiten protesta, por konsensus nacional dhe unitet ishte porosia e kryetarit të kishës ortodokse grekeNdërkohë, Cipras është akuzuar nga opozita greke se po zhvillon negociata të fshehta dhe në vend që të njoftojë parlamentin, zgjedh të informojë së pari kishën greke. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)
