Mesazhet e Jens Stoltenberg, Memeti: Maqedonia nuk guxon ta lëshojë shansin

19.01.2018 16:03

Mesazhet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg ishin shumë të qarta....

Mesazhet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg ishin shumë të qarta.

Maqedonia nuk guxon ta lëshojë mundësinë  për integrim në NATO, ndërsa kushtin e vetëm që duhet ta përmbushë është tejkalimi i kontestit për emrin me fqiun jugorë Greqinë, vlerson analisti politik Ibraim Mehmeti.

Sipas tij vendi duhet të dëshmojë gadishmëri për ta tejkaluar këtë ngërç që po bllokon vendin me dekada në ruugën euroatlantike.

“Mesazhet e sekraterit të NATO-s ishin të qarta se duhet të gjindet një kompromis që do të thotë se Maqedonia do të duhet të jetë e gatshme për kompromis dhe se kjo është faktikisht kushti i vetëm pra kjo është një ofertë e cila nuk guxon të lëshohet dhe të humbet një shancë që nuk guxon të humbet sepse praktikisht  z.Stontelberg e vërrtetoi se parakushtet që është dashur t’i plotsojë Maqedonia janë plotësuar dhe vetëm nevojitet të zgjidhet çështja e emrit, dhe nëse Maqedonia nuk e bën këtë atëherë vërrtetë nuk e di se kur do të fitojë një shancë të re” – tha analisti politik, Ibraim Memeti.

Çështja për emrin kërkon konzenzus thotë Memeti duke përfshi edhe rolin dhe përgjegjësinë e opozitës.

“Nëse flasim për koalicionin aktual mendoj se e kanë dëshmuar sidomos kryeministri i cili në disa raste e ceki se Maqedonia nuk ka të ashtuquajtura vija të kuqe lidhur me zgjidhjet për emrin që do të thotë se egziston një gadishmëri nga ana e tij shpresoj se edhe nga qeveria   për një kompromis të mundshëm. Kuptohet se kjo nuk është një çështje e cila mund të zgjidhet me votim të tjeshtë, këtu nevojitet konsenzus më i gjërë dhe roli i opozitës është shum i rëndësishëm sidomos i opozitës maqedonase mirpo edhe përgjegjësia e tyre është shum e madhe  mbetet të shohim se si do të veprojnë  në momentin kur do të kemi propozime konkrete” – u shpreh analisti politik, Ibraim Memeti.

Nëse çështja me emrin do të përmbyllet së shpejti do të varet nga përcaktimi i palëve se a do të insistojnë në referendum apo jo, sepse organizimi i një referendum kërkon kohë sqaron Memeti.

Ai pret edhe qëndrimin e qeverisë lidhur me takimit e fundit në Nju Jork midis palëve si dhe deklaratat e negociatorit maqedonas Vasko Naumovsi. (Naim Ramadani, TVM2)