Zgjidhja për emrin, Zaev: Besoj se do të arrihet zgjidhje, Ivanov: Kujdes mos dilni nga rruga, nga shpejtësia

19.01.2018 16:57

Pas rrethit të fundit të bisedimeve në OKB, kryeministri Zoran Zaev...

Pas rrethit të fundit të bisedimeve në OKB, kryeministri Zoran Zaev, është optimist se do të arrihet kompromis për çështjen e emrit duke mbrojtur dinjitetin e të dy palëve.

Por nuk zbulon detaje rreth kornizës që ka ofruar ndërmjetësuesi Metju Nimic, për të mos dëmtuar procesin e bisedimeve. Por, cilado që të jetë zgjidhja, ajo do të verifikohet në referendum, thotë Zaev.    

“Për thelbin e propozimeve për kornizën që është rekomanduar nuk do të duhej të flasim publikisht për të mos dëmtuar mundësitë e bisedimeve. E dini që po ndjekim një proces transparent. E dini që duam me konsensus të ndërojmë zgjidhjen për këtë cështje dhe në fund qytetarët ta konfirmojnë në referendum. Jam i bindur se nëse jemi të kujdesshëm dhe nëse mbajmë llogari edhe për palën greke dhe pala greke të mbajë llogari për ne besoj se do të arrihet zgjidhje për këtë cështje që na mundon këto 25 vite, neve qytetarëve të RM-së.” – tha kryeministri, Zoran Zaev.

Ndërkaq, presidenti Ivanov, sërish akuzoi NATO-n dhe BE-në për burokraci dhe anashkalim të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, rreth çështjes së emrit.

Në dërkojë këshillon ekzekutivin që të jetë i kujdesshëm në këtë proces, të respektojë marrëveshjen e përkohshme dhe rezolutat, si kusht për zgjidhje afatgjate.

“Kemi dinamikë të përshpejtuar edhe në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së çështjes së emrit edhe me Greqinë fqinje. Por duhet të kemi kujdesi që, duke shpejtuar, të mos dalim nga rruga që kemi trasuar nga karta e OKB-së, rezolutat e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshjen e përkohëshme dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Pasi, vetëm nëse ndjekim këto drejtime do të mbërrijmë deri një zgjidhje e përhershme dhe e qëndrueshme.” – u shpreh presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Zgjidhja e kontestit rreth emrit, mbetet një ndër kushtet kryesore për anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE. Aleanca dhe Brukseli kanë sforcuar anagzhimin për të bindur palët për të një zgjidhje të shpejtë të këtij problemi.

Në këtë drejtim ishte edhe vizita e Sekretarit të për Gjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se nuk ka plan B, dhe se kërkohet zgjidhje. (Shpëtim Nuredini, TVM2)