Han, Serbia dhe Mali i Zi më afër BE-së
Serbia dhe Mali i Zi do të jenë vendet e ardhshme që do të integrohen në Bashkimin Evropian....

Serbia dhe Mali i Zi do të jenë vendet e ardhshme që do të integrohen në Bashkimin Evropian, deri në vitin 2025, ka thënë komisionari i BE-së për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.
“Me të vërtetë, 2018-ta do të jetë vit ku ne mund ta përdorim momentin, që e kemi krijuar gjatë disa viteve të kaluara, për të lëzizur përpara me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i Komisionit Evropian e ka indikuar vitin 2025 si vit të mundshëm për pranim”, tha Hahn gjatë një interviste për agjencinë Reuters, e cila është publikuar sot.
Në këtë kuadër, Johannes Hahn, ka theksuar se “sot vendet më të avancuara janë definitivisht Mali i Zi dhe Serbia” dhe ka shtuar se “i gjithë procesi është i bazuar në merita, që varen nga progresi që po e bëjnë vendet”.
Por ai megjithate konkludon se “është shumë herët të parashikohet se kush përfundimisht do të jetë shteti i parë i ri në BE”.
