MEPJSH dënon gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e saj dhe dënoi gjuhën e urrejtjes....

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e saj dhe dënoi gjuhën e urrejtjes së përdorur në mbishkrime në hapësira publike në qytetin e Manastirir, në adresë të shqiptarëve.
“Nuk është hera e parë që Manastiri, qyteti i kongresit historik të gjuhës shqipe dhunohet qëllimisht e në mënyrë të papranueshme nga akte të cilat kërkojnë të mbjellin urrejtje, përçarje e të nxisin tensione mes komuniteteve”, thuhet në një njoftim për shtyp të MEPJ-së.
Kjo ministri u kërkon autoriteteve të Maqedonisë të hetojnë dhe të venë para përgjegjësisë autorët e këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni dhe në gjithë rajonin.
Reagimi Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë vjen pas mbishkrimeve në qytetin e Manastirit ku në maqedonisht dhe shqip ishte shkruar “Vdekje për shqiptarët”.
