Festa e ujit të bekuar, urojnë krerët shtetërorë dhe ato politik

19.01.2018 18:45

Krerët shtetërorë dhe politik kanë uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e ujit të bekuar....

Krerët shtetërorë dhe politik kanë uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e ujit të bekuar. Në urimin e tij nga Struga Kryeminsitri Zaev mes tjerash tha se kjo ditë  “Dita e Ujit të Bekuar” na përkujton në atë se çdo gjë mund të pastrohet , të ribëhet dhe përsëri të lindë.

“Më lejoni ta shpreh gëzimin tim  në Strug ditën kur Liqeni i Ohrit  dhe lumi Drini i Zi u  Shenjtëruan  dhe u transformuan në ujëra të shenjtë për të na  përkujtuar ditën kur Jezu  Krishti u pagëzua në ujërat e shenjtë të lumit (Jordan). Kjo ditë  “Dita e Ujit të Bekuar” na përkujton dhe në atë se çdo gjë mund të pastrohet, të ribëhet dhe përsëri të lindë. Mezazhi fisnik për ktë festë  me optimizëm përmbushë se dëshira dhe vullneti për të mirën, të përkryerën dhe të bukurën nuk ndalen asnjëherë. Me këto mesazhe dhe me besim të sinqert në to, të duam një të ardhme më të mirë, shëndet dhe të jemi më të fuqishëm për çdo pengesë që do të na shfaqet. Urime për qytetarin që arriti ta kap kryqin, i dëshiroj që gjatë gjith vitit ta përcjellë e mbara atë, gjithë Strugën dhe gjithë neve” – tha kryeministri, Zoran Zaev.