Maqedoni
VMRO-DPMNE: Të akuzuarit nuk kanë bërë asnjë shkelje më parë
20.01.2018 12:02
VMRO-DPMNE vazhdon të reagojë për të arrestuarit, të cilët dyshohen për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit, mes të cilëve ka edhe deputet të tyre...

VMRO-DPMNE përmes një kumtese thekson se Durlovski, Ilievski, Jovanovski, Çavkov, Damovski dhe të tjerët nuk janë terroristë dhe më herët nuk kanë bërë asnjë shkelje.
“Paraburgimet për patriotë janë provë se Maqedonia është shteti i vetëm që aspiron për BE, në të cilin përgatiten akuza politike. Artisët, deputetët dhe zyrtarët policorë më herët nuk kanë kryer asnjë shkelje. Gjëja e vetme për të cilën populli i njeh, është lufta e tyre për Maqedoninë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
