Botë

Vuçiç viziton sot Kosovën

20.01.2018 12:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë sot Kosovën. Vuçiç do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë me rradhë...

Presidenti serb mori leje nga qeveria kosovare për të realizuar vizitën. Vizita e Vuçiçit vjen pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit jashtë zyrës së tij në Mitrovicë. Vuçiç do të vizitojë manastirin Banjska dhe do të takojë përfaqësuesit serb në Kosovë.
 
Vuçiç do të bisedojë edhe me qytetarët në Qendrën Kulturore në Llapllasellë. Policia e Kosovës njoftoi se për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.