Botë

Gjermani, tetë të vdekur nga stuhia, miliona euro dëme

20.01.2018 13:32

Autoritetet në Gjermani kanë bërë të ditur se stuhia e fundit që ka përfshirë pjesën veriore të këtij vendi, ka lënë të vdekur së paku tetë persona...

Stuhia, e emëruar Friederike, ka zbarkuar të enjten me erëra prej 130 kilometrash në orë. Dëmet që janë shkaktuar kapin vlerën prej 500 milionë eurosh, bëri të ditur Asociacioni i Industrisë së Sigurimeve.
 
Drunjtë e rënë dhe rrënojat e tjera vazhdojnë të bllokojnë disa linja hekurudhore, edhe pse puna për pastrimin e tyre vazhdon.
 
Sipas autoriteteve, kjo ka qenë stuhia më e fuqishme që ka goditur Gjermaninë në 11 vjetët e fundit. Erërat më pas kanë lëvizur në lindje të Polonisë.