Maqedoni
Cipras për zgjidhjen e emrit: Termi Maqedoni të përfshihet në një emër të përbërë
20.01.2018 16:04
Kombi maqedonas në kohën antike nuk ka ekzistuar kurrë ashtu siç nuk ka ekzistuar edhe kombi i Athinasve ose i Spartanëve..

Kombi maqedonas në kohën antike nuk ka ekzistuar kurrë ashtu siç nuk ka ekzistuar edhe kombi i Athinasve ose i Spartanëve ka deklaruar Kryeministri grek Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën “Ethnos”. Cipras thot se nuk është absurde që termi Maqedoni, të përfshihet në një emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë.
"Kombi maqedonas kurrë edhe nuk ka ekzistuar në kohën antike, siç nuk ka ekzistuar edhe kombi i Athinasve ose i Spartanëve. Maqedonia antike ishte një forcë e madhe në botën antike greke e cila u përhap, sidomos në kohën e Aleksandrit të Madh, edhe përtej zonës së sotme gjeografike të Maqedonisë. Sot kjo zonë e gjerë gjeografike i përket tre vendeve të ndryshme. Në këtë kuptim është plotësisht në kundërshtim me historinë dhe është absurde disa të kërkojnë ekskluzivitetin e Maqedonisë edhe në drejtim të identifikimit etnik. Por, nuk është absurde që termi Maqedoni të përfshihet në një emër të përbërë, me përcaktim gjeografik apo kohor që do të vlejë për të gjithë, kështu që të jetë e qartë se askush nuk kërkon territore ose histori të kombeve të tjera", ka thënë për gazetën “Ethnos” kryeministëri i Greqisë, Aleksis Cipras.
Ndërkohë, sipas një ankete nga agjencia greke “Alko” 63% e të anketuarve në Greqi konsiderojnë se duhet të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët. Ndërmjetësi Methju Nimic paraprakisht deklaroi se pakoja e propozimeve nuk e prek identitetin, ndërkohë kryeministri Zoran Zaev tha se kujdeset që të sigurohet një kompromis që do të ruante dinjitetin e të dyja vendeve. Për zgjidhjen e mundshme të kontestit, Zaev tha se propozimin do të ketë nevojë ta konfirmojnë edhe qytetarët në referendum.
Takimi i parë mes Zaevit dhe Ciprasit është planifikuar për të mërkurën në Davos të Zvicrës.Pas raundit të ri të bisedimeve për emrin mes negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësin Metju Nimic, të mërkurën në Davos të Zvicrës pritet të mbahet takimi mes dy kryeminstrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Në këtë takim pritet të diskutohet rreth propozimive të ndërmjetësit Metju Nimic dhe rrjedhën e mëtejme të negociatave.
NAIM RAMADANI
