Iftar për të gjithë te sheshi Skëndërbeu
“Muaji i Ramazanit” ka një specifikë shumë të veçantë, në këtë muaj ka zbritur Kurani dhe i është dhënë fund monopolit të injorancës, duke e vlerësuar diturinë, me këtë ne duhet të investojmë sa më shumë në dije dhe dituri……..

Jo rastësisht ne rrimë pa ngrënë dhe pa pirë afërsisht 18 orë, le ta dimë se të varfrit rrinë kështu gjatë tërë vitit, prandaj le t’i hapim zemrat, të jemi sa më solidarë, tu ndihmojnë skamnorëve, të jemi më afër jetimëve, porositi zëvendëskryetari i Forumit Rinor Islam, Hasan Baftiari, gjatë manifestimit tradicional “Ramazani, muaji i lirisë dhe shpresës”, ku kalimtar të rastit dhe mysafir hëngrën iftar të përbashkët.

“Forumi Rinor Islam, vite me radhë organizon iftarin e njohur te sheshi Skënderbeu, iftari nën qiellin e hapur është pjesë e aktiviteteve të “Ramazanit”. Iftari është aktivitet tradicional, këtë vit më ndryshe, krahas mysafirëve që ne i ftojmë dhe kalimtarët e rastit, 600-700 vetëve, këtë vit kemi bërë ftesa edhe te Ambasadat, Ministritë, ministrat dhe korri diplomatik dhe Komunat”, deklaroi zëvendëskryetari i FRI-së, Hasan Baftiari.
“Muaji i Ramazanit” ka një specifikë shumë të veçantë, në këtë muaj ka zbritur Kurani dhe i është dhënë fund monopolit të injorancës, duke e vlerësuar diturinë, me këtë ne duhet të investojmë sa më shumë në dije dhe dituri, duke i ndihmuar moralisht dhe materialisht studentët, tha Baftiari. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)
