Maqedoni

Zaharieva pret Maqedonia këtë vit të fillojë bisedimet për BE

20.01.2018 18:16

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva pret që Maqedonia këtë vit të merr ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE...

Në një deklaratë për radio “Darik”, ministrja bullgare ka thënë se megjithatë duhet të plotësohen dy kushte: përparim në bisedimet për emrin dhe të arrihet sukses në planin e reformave. Ajo ka theksuar se Maqedoni ka status të vendit kandidat për në BE, që nga viti 2005, por, sipas saj, politikat e mos zgjidhjes së problemeve me fqinjët, e sollën deri tek ajo që tani më 12 vite bisedimet nuk kanë filluar. Ajo ka përshëndetur edhe arritjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë mes dy vendeve. 
 
“Shumë qeveri kanë punuar në këtë çështje dhe më vjen mirë që më në fund përfundoi. Ajo që është më e rëndësishme është se kjo marrëveshje u respektua ende pa hyrë në fuqi. Personalisht, nuk kam mundur të besoj që kryeministrat e dy vendeve së bashku të qëndrojnë përpara përmendores së Samoilit në Sofje ose para përmendores së Goce Delçevit në Shkup. Ndryshimi i qëndrimit në nivel politik po vërehet tek njerëzit”, ka deklaruar Ekaterina Zaharieva.