Maqedoni

Ambasada e SHBA-së në Shkup: Viza edhe përkundër bllokadës së qeverisë së SHBA

20.01.2018 18:30

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka bërë të ditur se shërbimi i tyre për pasaporta dhe viza...

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka bërë të ditur se shërbimi i tyre për pasaporta dhe viza, si dhe për të gjitha rastet urgjente të shtetasve amerikan do të vazhdoj edhe përkundër mbylljes së pjesërishme të Qeverisë amerikane.
 
“Terminet e caktuara për pasaporta dhe viza dhe shërbimet urgjente të shtetasve të SHBA-së do të vazhdojnë në ambasadën gjatë kohës së mbylljes së qeverisë së SHBA-së. Nuk do ta përditësojmë rregullisht këtë profil, përpos në raste urgjente”, ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së, në profilin e tyre zyrtar “Twitter”.
 
Mbyllja e pjesërishme e shërbimeve amerikane federale hyri në fuqi pas mesnate, pas tentimit të pasuksesshëm të republikanëve dhe demokratët në Senatin, të arrijnë kompromis për buxhetin. Që të kaloj Ligji ishin të nevojshëm 60 vota nga gjithsej 100, por vetëm 50 e përkrahën.