TURQI
Shpërthim gazi në Turqi, disa të lënduar
11.07.2014 15:35
Shpërthimi ka ndodhur në një furrë buke, duke dëmtuar ndërtesat përreth dhe duke lënduar kalimtarët…….

Një shpërthim, që besohet se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, ka plagosur së paku 25 persona në një shesh të ngarkuar në qytetin Denizli të Turqisë.
Shpërthimi ka ndodhur në një furrë buke, duke dëmtuar ndërtesat përreth dhe duke lënduar kalimtarët.
Sipas mediave turke, rreth 25 persona janë plagosur, pesë më seriozisht. Shumë ndërtesa banimi dhe komerciale në Turqi përdorin gazin për ngrohje dhe gatim. Shpërthimet nga rrjedhjet nuk janë të rralla.
