Maqedoni
Kapen 9 emigrant ilegal nga Pakistani
20.01.2018 18:56
9 migrantë pakistanezë janë arrestuar dje pa dokumente gjatë një kontrolli policor në afërsi të Haraçinës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se migrantët kanë qenë në veturë ‘Mazda’ me targa të Velesit e drejtuar nga B.I.(27) nga fshati Rashce të Shkupit.
Policia e ka ndalur veturën në qarkoren e Shkupit, dhe pas kontrolleve migrantët bashkë me shoferin janë dërguar në policinë e Gazi Babës për hetim të mëtejmë.
