Botë
Turqia intensifikon bombardimin e Kurdëve në Siri
20.01.2018 19:26
Turqia ka intensifikuar bombardimin e milicisë kurde në veri të Sirisë, përpara ofensivës së paralajmëruar tokësore...

Njësitet Kurde për Mbrojtjen e Popullit thanë se mbi 70 predha janë hedhur në drejtim të tyre. Turqia, me muaj të tërë, ka thënë se do ta pastrojë qytetin Afrin nga milicia kurde, të cilën e konsideron grup terrorist.
Qyteti është nën kontrollin kurd qysh në vitin 2012. Siria ka paralajmëruar kundër pushtimit, duke kërcënuar se do t’i qëllojë avionët turq. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se bombardimi është “de facto fillimi” i pushtimit të planifikuar në Afrin.
Më 15 janar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do të shkatërrojë “ushtrinë e terrorit”, të cilën, sipas tij, SHBA-ja po përpiqet ta ndërtojë me kurdët në kufirin e Turqisë me Sirinë.
Ankarja është e zemëruar që Uashingtoni ka lidhur aleancë me njësitet kurde në Siri, që kanë luftuar kundër militantëve të Shtetit Islami.
