Maqedoni

Vrasje në Çair

21.01.2018 12:05

Një vrasje ka tronditur banorët e lagjes Dizhon të Çairit mbrëmjen e djeshme. Viktima ka ardhur nga Tetova dhe ka gjetur vdekjen në lagjen Dizhon...

Bëhet fjalë për ZH.K (1976) e cila me sëpatë ka sulmuar M.SH (1984). Më pas, M.SH. i është kundërpërgjigjur sulmit, duke e goditur Zh.K me thikë, me ç’rast, goditja ka qenë fatale për jetën e saj.

Zh.K është dërguar me makinë të ndihmës së shpejtë në spital, por nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve. Ekipe të MPB-së dhe Prokurorisë Publike menjëherë kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rastin.
Pritet që MPB të del me versionin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Dizhon.