Maqedoni

Fushata “Unë Tregoj”, femrat tregojnë në facebook, historitë e dhunës sekksuale

21.01.2018 15:32

Fushata senzibilizuese kundër dhunës seksuale ndaj grave, duket se I ka nxitur femrat të rrefejnë historitë e tmerrit që kanë përjetur....

Nëpërmjet nismës "Tani po them", shumë gra dhe vajza po publikojnë tregime tronditëse, pjesa më e madhe e rasteve të ngacmimeve seksuale dhe sulmeve I ndajnë në rrjetet sociale me hashtag # Tani unë tregoj te cilat kryesisht kanë ndodhur në institucionet arsimore. Pas publikimit të historive të grave dhe vajzave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon të gjithë studentët të raportojnë përpjekjet apo rastet në  Inspektoratin Shtetëror i Arsimit.
 
”Dhuna seksuale dhe ngacmimi në institucionet arsimore është një çështje që I tangon në mënyrë të barabartë të gjithë: nxënësit, mësuesit, prindërit dhe familjet, komunitetin arsimor dhe shoqërisë. MASH inkurajon të gjithë studentët të raportojnë ngacmimin ose rastet e ngacmimit seksual në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, arsimtarët duhet t’i raportojnë rastet e ngacmimit seksual në qoftë se ata vërejnë ndonjë të tillë, për të mbrojtur nxënësit e tyre”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 
 
Gjatë tre viteve të fundit, Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka paraqitur vetëm një ankesë për ngacmimin seksual të nxënësve nga një punëtor i arsimit,  dhe shumë rastë të tjera mbahen fshehur. Psikologia Fitore Bajrami, tregoj se kjo vjen si rezultat I mentalitetit tonë paragjykues.
 
“Kryesisht tek ne dhuna nuk denoncohet për shkak se jetojmë në një shoqësi gjykuese e cila drejon gishtin ndaj grave që kanë përjetuar një traumë të tillë dhe sigurisht që është e vështirë të jetohet me një sigmatizim të tillë sepse shihet si një person që ka begraund të keq. Shoqëria jonë nuk ka sistem mbrojtës ndaj viktimave dhe ajo fajson gratë duke i etiketuar se një njëfar mënyre ato e kanë kërkuar dhe se janë vetë fajtore për atë që ju ka ndodhur, jo se ata janë viktima që kanë përjetuar një traumë të tillë”, tha Fitore Bajrmi Abdi, psikologe.
 
Statistikat tregojnë se gjatë 2016 në Maqedoni jo vetëm që janë dhunuar, por janë regjistruar 15 vrasje të grave të njohura si femicidë, gjegjësisht vrasje të qëllimshme, me të vetmen arsye, sepse ato janë gra.
 
FARIJE DAUTI BAKIU