Maqedoni

Greqi, shpërthejnë protestat kundër emrit

21.01.2018 17:24

Në qendër të Selanikut janë mbajtur dy protesta të ndryshme në njërën eshtë protestuar kundër çështjes së emrit të Maqedonisë dhe tjetra është kundër-protestë...

Protestuesit kundër çështjes së emrit janë mbledhur  përballë statujës së Aleksandrit të Madh, duke mbajtur në duar parulla me moton “Maqedonia është Greqia” ,”Jo fjalës Maqedoni” duke kundërshtuar përfshirjen e fjalës “Maqedonia” në zgjidhjen e mundshme të çështjes së emrit. Organizatorët e protestës kërkojnë organizimin e referendumit për këtë çështje. Protesta mbështetet nga partitë “Agimi i Artë” dhe “Lidhja e Centralistëve”, si edhe anëtarë të partisë “Grekët e Pavarur”.
 
Ndërkohë, një orë më herët, lëvizjet majtiste dhe organizatat anarkiste mbajtën kundër-protestë në pjesën tjetër të qytetit. Ata u mblodhën kundër nacionalizmit, sepse, thonë se nacionalizimi do të thotë gjak, dhunë, luftë dhe vdekje, ndërsa “fashistët” kudo në botë flasin gjuhë të njëjtë”.
 
Në këtë protest, u mbështet përfshirja e fjales “Maqedoni” në zgjidhjen e mundëshme të cështjes së emrit. Nga ana tjetër kryeministri grek në intervistë për gazetën “Etnos”, tha se i respekton ndjenjat e bashkëvendësve të tij, por shton se interesat e shtetit nuk mbrohen me protesta, por me aftësi për të negociuar.
 
Zgjidhja do të thotë emër i ndërlikuar për përdorim të përgjithshëm i pranuar nga të dyja palët. Ndërsa përdorim i përgjithshëm do të thotë se nuk mund të quhet ndryshe në marrëdhëniet bilaterale edhe në Kombet e Bashkuara, ndërsa tjetër të jetë emri kushtetues. Lidhur me NATO-n dhe BE-në, gjërat janë të qarta. Integrimi në NATO apo fillim të bisedimeve për vendin fqinj do të ketë, vetëm me emër të zgjidhur – deklaroi kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras.
 
Protestat në Greqi organizohen pak para takimit të parë drejtpërdrejtë mes kryeministrave Zaev dhe Cipras në Davos i caktuar për të mërkurën, ku do bisedohet edhe për emrin.