Maqedoni

Tregu i gjelbër në Tetovë, shitësit ankohen, kërkojnë përmirësim të kushteve

21.01.2018 17:50

Në tregun e gjelbër në Tetovë me vite nuk është investuar në përmirësimin e kushteve si për shitësit ashtu edhe për blerësit...

Shitësit e anketuar për TVM2 thonë se vetëm emrin e ka tregu i gjelbër, ndërsa për shkak të kushteve të këqija çdo ditë ballafaqohen me prishje të mallit  të tyre duke shtuar se komuna e Tetovës ju ka premtuar zgjidhje të cilën deri me tani nuk e ka realizuar.
 
“Nuk e di si të them kushtet nuk I plotëson. Po si nuk prishet malli, ja sit ë kapë I ftohuri me një herë prishet malli. Ka premtuar por as gjë nuk ka bërë, as gjë nuk ka punuar për tregun”...
 
“Kushtet si I shifni Ju, papunësia e madhe është duhet të ken po të blejnë Për momentin furnizohemi me mallë aqë sa harxhoeht, kurë nuk shitet edhe prishet”...
 
“Kushtet, as një kushtë nuk ofronë krejtë në rrezikun tonë, me pasë ngrica duhet ti hedhim gjithë mallin, as një depo nuk kemi, nuk është e paguajmë se paguajmë nuk kemi as gjë. As një herë vetëm kërkojn dicka, nuk ju intereson për ne si I cojmë hallet kurse pagesat I bëjëm në rregull pagujmë 60 euro 2m vendë”, thanë shitësit e anketuar.
 
Komuna e Tetovës  nuk ka një planë konkret dhe nuk është në agjendën e komunës si projekt tregu i  gjelbërt në Tetovë shprehet zëdhënsi I kësaj komuna Armend Fazliu. Sipas tij komuna ka premtuar projkete shumë më të mëdha se sa tregu i gjelbërt por shprheht se pas përfundimit të projketeve si gasifikimi i qytetit , hapja e bulevardeve rregullimi i infrastruktures rrugore më pastaj do mendohet edhe per tregun e gjelbert.
 
“Sa I takon temës së tregut të gjelbërt vlenë të theksohet se ne si strukturë komunale bashkë me Ndërmarrjen publike komunale jo që nuk kemi menduar në këtë drejtim, megjithatë prioritet të këtij viti do të jenë gasifikimi,hapja e tre bulevardeve, ishin ndërtimi I infrastrukturës rrugore dhe një projekt I ri për sheshin Iliria. Për tregun e gjelbërt nuk kemi marrë ndonjë masë konkret pasë përfundimit të këtyre projekteve do të vazhdojm të punojm intensivisht në këtë drejtim”, tha Armend Fazliu, zëdhënës I komunës së Tetovës.
 
Nga ana tjetër si pasoje e mos kushtëve elementare në tregun e gjelbër në Tetovë në pamjet që regjstroi kamera jonë shihet qartë që shumë tezga janë të boshatisuara dhe nuk janë në funksion. 
 
VISAR SADIKI