Botë
Shqipëri, përkujtohet “21 janari” Rama: Me reformën, do bëhet drejtësia
21.01.2018 18:53
Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni përkujtimore për viktimat e 21 janarit....

Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni përkujtimore për viktimat e 21 janarit, deklaroi se reforma në drejtësi do të sjellë shumë shpejt frytet e saj.
“Reforma në Drejtësi ka kaluar. Ethet e frikës të këtij ndëshkimi i kanë kapur, janë politikanë, gjykatës, prokurorë, biznesmenë, botues të falimentuar, komentatorë të mirëpaguar. Fuqi të huaja apo spiunë të tyre apo të tjerë akoma, dhe nuk janë ende të mundur aq më pak janë të dorëzuar. Shpata e kohës do ta këpusë nyjen e vjetër që mban lidhur drejtësinë në Shqipëri është ngritur", deklaroi Rama.
