Maqedoni
Ndalohet lëvizja e kamionëve në Strazhë
22.01.2018 09:27
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura, ndërsa në disa vende vërehen edhe mbetje të borës....

Reshje të borës ka në Berovë, Tetovë, Kodrën e Diellit dhe Bukovë ndërsa në Strazhë ka ndalesë për lëvizjen e kamionëve.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
