Botë
Prishtinë, Albin Kurti kryetar i ri i VV-së
22.01.2018 12:04
Albin kurti rizgjidhet per te drejtuar timonin e Levizjes Vetvendosje...

Vetvendosje në faqen e saj zyrtare ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit të votave, që risjell edhe njëherë në krye të VV-së Albin Kurtin, kandidati i vetëm në këto zgjedhje.
Sipas Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm, për Kurtin si kryetar i VV-së votuan 98.82% e votuesve, kundër 0.61%, abstenim: 0.57% dhe të pa vlefshme rezultuan 0.26% të votave. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes. Megjithatë ky Komision nuk specifikon konkretisht sa ishte pjesmarrja në votim.
