Botë

Kurdët e Turqisë apel ndërkombëtarëve: Të ndalet lufta

22.01.2018 12:26

Kurdët e Turqisë në Dijarbakir që është edhe qyteti më i madh i Turqisë juglindore kryesisht me popullsi kurde....

Kurdët e Turqisë në Dijarbakir që është edhe qyteti më i madh i Turqisë juglindore kryesisht me popullsi kurde, dënuan ashpër këtë të dielë, operacionin e ushtrisë turke, në rajonin verior të Sirisë, në Afrin.
 
Forcat tokësore turke mësyn në provincën Afrin ditën e dielë, pasi Ankaraja shtoi sulmet e artilerisë së rëndë ndaj ushtrisë kurde. Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi se ushtria turke ndër më të mëdha të NATO-s, ka hyrë në pjesën veriore të Sirisë mëngjesin e së dielës.
 
Ndërkohë kurdët e Dijarbakir u bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojnë menjëherë operacionin, pasi ushtria turke deklaroi se deri më tani kishte goditur rreth 153 objektiva të militantëve kurd në rajonin Afrin, përfshirë dhe strehimet e tyre. Luftimet po shënojnë ditën e dytë të frontit të ri të Turqisë, në një luftë civile shtatëvjeçare që ka përfshirë Sirinë.