Maqedoni

Apeli kthen lëndën, anulohet gjykimi për gjyshin e Tamarës

22.01.2018 13:07

Anulohet seanca gjyqësore për gjyshin e Tamara Dimovskës nga Velesi...

Anulohet seanca gjyqësore për gjyshin e Tamara Dimovskës nga Velesi, Lupço Stojanovski i cili akuzohet për tentim vrasje të Ish Ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov. Gjykimi është anuluar për më 14 shkurt pasi që Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e prokurorisë për ndarjen e ekspertizae psikiatrike të Gjyshit të Tamarës.
 
Tani Trupi gjykues në seancën e radhës nga Ministria e drejtësisë duhet të marrë document me të cilin do të vërtetohet nëse licectat e ekspertëve janë të reja apo me afat të vazhduar. Avokatja mbrojtëse, Pavlina Zefik, qëndron akoma pas ankeses se bere se Stojanovskit i kanë bërë ekspertizë persona me licencë të skaduar.
 
“Gjykata e Apelit ka kthyer lëndën për të vendosut përsëri me udhëzime që të vërtetohet nëse eksperët në momentin kur kanë kryer ekspertizë mbi të akuzuarin Lupço Stojanovski kanë pasur licenca, gjegjësisht nëse licencat e tyre kanë qa qenë të vazhduara apo bëhet fjalë për licenca të reja.Nëna e Tamarës Zhaklina Dimovska është propozuar si dëshmitare nga ana e Mbrojtjes dhe do të dëshmojë mëtej gjatë procedurës”, tha Pavlina Zefiq, avokate mbrojtëse.
 
Lupço Stojanovski, gjyshi i Tamarës, e cila ndërroi jetë derisa priste që të operohet jashtë vendit më Qershorë të vitit të kaluar, me armë zjarri tentoi të vret ish Ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov. Ai me këtë rast ngarkohet për dy vepra penale, tentim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, dhe tregtim me armë ose materie tjera shpërthyese. Për shkak të rezikut të arratiset apo tentimit të përsërisë  veprën, Stojanovski ndodhet në paraburgim, masë kjo që i është vazhduar disa herë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI