Botë
Meta në Kosovë: Ti përmbushim kriteret për integrim në BE; Haradinaj: Situata e sigurisë në Kosovë është stabile
22.01.2018 14:47
Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera të rajonit t’i përmbushin kriteret për integrim në BE, deklaroi presidenti shqiptar Ilir Meta....

Ai këtë prononcim e bëri në një press konferencë të përbashkët në Prishtinë me kryeminsitrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
“Besoj që ne do të duhet të bëjmë çdo gjë edhe si Shqipëria edhe si Kosovë por edhe si rajon për të përmbushur kriteret tona për integrime evropiane. Është mirë të merren në konsideratë të gjitha raportet për këtë rajon, në mënyrë që I gjith rajoni të inkurajohet në mënyrë që të ket data apo afate për sa I takon procesit të reformave që do ta transformonin rajonin në rajon vërtet evropjan”, tha Ilir Meta, President i Shqipërisë.
Ndërsa Haradinaj vlerësoi se situatën e sigurisë në Kosovë pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanonviq është stabile.
“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë në Kosovë konfirmojnë që situata e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë. Vrasjes e z.Oliver Ivanoviç është marrë me seriozitet nga institucionet, si policia, hetuesia dhe intelegjenca, dhe nuk ka paralajmërime për çfardo destabilizimi të Kosovës", tha Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovsë.
Haradinaj poashtu vlerësoi se vizita e presidentit Serb Vuçiç në Kosovë ka kaluar në një atmosferë korrekte. Sa u përket integrimeve të Kosovës Haradinaj tha se këtë e vështërson fakti se Kosova nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së dhe për këtë ai kërkoi përkrahjen e institucioneve të BE-së që edhe këto vende ta njohin shtetin e Kosovës.
GYLTENE SINANI
