Maqedoni

Qeveria e RM-së, po analizon propozimet e Nimic për emrin

22.01.2018 15:23

Qeveria e Maqedonisë akoma nuk e ka vendosur në rend dite kornizën për çështjen e emrit të dorëzuar nga ndërmejtësi Methju Nimic...

Megjithatë nga shërbmi informativ qeveritar thonë se po punohet në analizat dhe konsultimet për kontestin me emrin dhe brenda javës pritet qeveria të mblidhet dhe të del me një qëndrim konkret.
 
“Qeveria e Maqedonisë po punon në analizat dhe konsultimet në raport me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Methju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje duke hapëruar  për gjithçka që është e mundur sipas procesit inkluziv nga të gjitha faktorëve relevant politik në vend, në drejtim të ndërtimit të qasjes, qëndrimit dhe strategjisë”, thonë nga shërbmi informativ qeveritar.
 
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov ka dënuar protestat masovike të djeshme në Selanik kundër një marrveshjeje për emrin që do të përmbante edhe termin Maqedoni. 
 
“Për fat të keq ndodhin incidente të izoluara sikur ai në Selanik, të nxitura nga grupe të cilët akoma jetojnë në të kaluarën dhe në politikat e izolura dhe aktivitetet i gjykojmë si politika të urrejtes dhe padurimit.  MPJ është e bindur se i gjithë rajoni dhe dy vendet tona janë në rrugën e duhur të dinjitetit, rrugë e cila do të rezultojë me plotësimin e integrimeve euroatlantike të vendit tonë”, thuhet në reagimin e MPJ-së. 
 
Edhe opozita greke dhe kryetari i Selanikut Butaris kanë dënuar protestat e djeshme ne Greqi. Çështja e emrit temë kryesore edhe në mediat greke. Sipas gazetës Katimerini, përcaktimi për propozimin për emrin do të jetë më i lehtë se sa sigurimi i brendshëm politik dhe përkrahja e opininin për marrëveshjen eventuale.  
 
Gazeta “To Vima” e thirrur në burimet qeveritare dhe diplomatike shkruan se vëmendja është përqëndruar në takimin e dy kryeminsitrave Zaev dhe Cipras në Davos, që nuk përjashtojnë mundësinë që  krerët e të dy qeverive të dalin me komunikatë të përbashkët  se është bërë progres në zgjidhjen  e çështjes së emrit.
 
Ndërkaq, televizioni grek ERT kumton se ndërmjetësi Nimic do të vizitojë Shkupin dhe Athinën në dhjetë ditët e ardhshme. Personalisht ndërmjetësi Nimic pati deklaruar se në tre muajt e parë të vitit 2018 do të zhvillojë takime intenzive me palët kontestuese në çështjen e emrit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU