Maqedoni

Filloi gjysëmvjetori i dytë, mungesa e librave problem i trashëguar

22.01.2018 15:49

Nxënësit sot u kthyen në bankat shkollore për të vijuar mësimet në gjysëmvjetorin e dytë....

Por edhe në këtë gjysëmvjetor do të përballen me mungesën e një numri të konsiderueshëm të librave.
 
Ekipi i TVM 2 vizitoi Shkollëën fillore Adem Jashari në Çair të Shkupit, nga ku kuptuam se numri më i madh i librave që mungojnë janë në lëndët, gjuhë shqipe, maqedone, biologji, fizik, kimi, kulturë qytetare dhe muzikë, ku mungojnë mbi 100 libra. Sipas udhëheqsisë së shkollës kërkesat deri tek MASH janë dorëzuar në kohë në muajin maj të vitit të kaluar por këto kërkesa vite të tëra nuk përfillen nga MASH dhe zvarritet problemi njejtë.
 
Mësimdhënësuit thonë se nevojë elementare për mësim është libri por në mungesë të tij ata punojnë me shënime dhe bëjnë fotokopje të cilat e dinë që janë të ndaluara me ligj por janë të detyruar ti përdorin sepse nuk kanë alternativë tjetër për zhviilimin e mësmit.
 
“Gjuha shqipe,matematika,gjuha angleye maqedone kulturë qytetare mungojnë shumë libra për klasat e larta e tani duhet nxëxnësit të gjinden disi me fotokopje që duhet ta bëjnë me vetiniciativ”, tha Fadil Guri, arsimtar. 
 
“Kërkesat tona vazhdojnë përgjigje nuk ka asnjëherë,dhe parap mbetet ballafaqimi i mësimdhënësve me problemet e përditshme duke kërkuar material shtesë,me anë të shënimeve që i kemi sipas planprogramit mësimor. Në klasë të gjashtë nuk kemi fare libra,për klasën e nëntë shumë pak 80 përqind mungojnë,duke pasur parasysh se gjuha matare është kyce në cdo shkollë ësht celësi pr lëndët tjera është pengesë e mqadhe për nxëxnësit mungesa e saj”, tha Fitore Qirezi, arsimtare.                                                                                         
 
"Fotokopja është mënyra e vetme pa libër problem kjo është mënyra e vetme e dimë se është e ndaluar me ligj por nxëxnësut duhet të gjinden disi”, tha Blerim Livoreka, arsimtar.
 
Ndërkohë MASH e pyetur për këto përgjigjet: Të gjitha shkollat që kanë dorëzuar kërkesë deri tek shërbimi pedagogjik i MASH janë paisur me libra.Për një libër Ish Ministri i Atsimit ka miratuar propozimin e një botuesi të cilit shtëpia e huaj botuese nuk ia jep të drejtën që ta distribuojë dhe ka raste kur vitin e kaluar nuk janë përpiluar libra të ri prandaj paraqitet ky problem.Për ti tejkaluar këto probleme në kuadër të MASH është formuar grup punues i cili punon në përpilimin e ndryshimeve ligjore në librat shkollor.Qëlli i saj është shqyrtimi i të gjitha çështjeve për përmirësimin e sistemit të deritanishëm për tërheqjen e problemeve dhe vendosjen e standardeve për librat", theksojnë nga MASH.
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI