Maqedoni

Raporti i SHGM-së: Gazetarët punojnë nën rrezik dhe presione

22.01.2018 16:07

Gazetarët e Maqedonisë nuk kanë siguri, punojnë nën rrezik dhe presione, ata shpesh fyhen....

Gazetarët e Maqedonisë nuk kanë siguri, punojnë nën rrezik dhe presione, ata shpesh fyhen, ofendohen dhe sulmohen fizikisht, ndërsa ka pasur raste edhe kur ata kidnapohen. Kështu ka treguar raporti vjetor i SHGM-së për gjendjen e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve. Kryetar i SHGM-ës Naser Selmani thotë se sulmet fizike ndaj gazetarëve nuk janë ndalur as vitin e kaluar. 
 
“Vitin e kaluar SHGM regjistroi 18 sulme të reja mbi gazetarët nga të cilat 13 janë sulme fizike dhe verbale ndërsa të tjerët janë fyerje, pengesa gjatë kryerjes së punës gazetareske dhe shkatrimi i pronës së tyre”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
 
Sulmi më i rënd që ka ndodhur vitin e kaluar është ai 27 prillit kur simpatizues të VMRO-DPMNE-së sulmuan ekipet gazetareske në Kuvend, ndërsa sulmi i fundit që ka ndodhur ndaj gazetarëve është  dje në Strug ku është sulmuar një gazetar nga Shqipëria. Selmani  kërkon ndëshkim të autorëve. 
 
“Përderisa nuk përdiqen këto dhunues gazetarët nuk do të kenë siguri. Kjo politik e mos dëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve do të motivoj dhunues të ri. Me ju do të ndaj një informat se dje në Strug simpatiozues dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarët kanë rahur një gazetar nga shqipëria dhe kjo është turp për këtë forc opozitare politike”, shtoi Selmani.
 
Raporti vjetor i SHGM-së është përgaditur më mbështetjen finaciare të Bashkimit Evropian në kuadër të Platformës rajonale të Ballkanit perëndimor për përfaqësimin e liriës së mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve.
 
REXHEP QAMILI