Maqedoni

Protesta në urën e gurit në Shkup: Jo rikualifikim të veprës për vrasjen e Almirit

22.01.2018 17:06

“Mos vrani Almirin për here të dytë” ishte mesazhi që u përcoll permes protestës së qytetarëve dhe familjarëve, në urën e gurit në Shkup...

Organizatorët e protestës kërkojnë nga prokurorët publik që të kryejnë punën me profesionalizëm dhe përgjegjësi, pa iu nënshtruar presioneve.
 
Sipas tyre rasti nuk ka nevojë për rikualifikim përshkak se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme në bazë të cilave dëshmohet se bëhet fjal për vrasje klasike me paramendim, e  jo për ndonjë vepër tjetër. 
 
“Rasti siç shihet edhe nga video inçizimet ka të bëjë me vrasje klasike e kryer me paramendim. Nuk duam që edhe ky rast të jetë një nga ato në të cilat do të konstatojmë ekzistimin e drejtësisë selektive. Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësia të varet nga përkatësia etnike e të akuzuarit, viktimës ose pjesmarrësve tjerë bnë vepra”, shprehet organizatorja e protestes Dijana Tahiri.
 
Organizatorët e protestave thonë se do të vazhdojnë protestën deri sa në në organet e drejtësisë në vend të vendoset sundim i së drejtës. 
 
“Ne do ta vazhdojmë këtë luftë dhe kjo luftë nuk është vetëm për Almirin, por është luftë për të gjithë ne, për të gjithë fëmijët tanë që kësilloj gjërash të mos ndodhin më kurrë”, theksoi organizatori i protestes Visar Vishka. 
 
Protestuesit nga ura e Gurrit shkuan deri te Prokuroia Publike, ku në mënyrë simbolike vendosën lule para objektit të prokurorisë.
 
Protesta erdhi pas njoftimeve në media për përplasje mes prokurorëve në Prokurorinë e Lartë dhe në Prokurorinë Republikane, lidhur me këtë rast, ku prokurorët të ndarë në baza etnike, kanë votuar për rilualifikimin e veprës.
 
Në këto rrethana nga 10 prokurorë, 4 prokurorët shqiptar kanë votuar “kundër” ndërsa 6 prokurorët maqedonas përfshi edhe kryeprokurorin, kanë votuar që në seancën e radhës vepra të rikualifikohet dhe në gjykim të shkoj si “aksident me pasojë vdekjen”. 
 
Katër vjeçari Almiri Aliu,  u godit për vdekje me veturë më 25 qershor 2016 nga Boban Iliç pas një grindjeje për rradhë në Spitalin e Kumanovës, e cila kaloi në një konflikt fizik në mes të babait të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç.
 
ERSAN PAJAZITI