Maqedoni
Do rritet kontrolli mbi policinë: Kiracovski fton opozitën për të miratuar ligjet
22.01.2018 17:27
Bojkoti i opozitës së kryesuar nga VMRO DPMNE-së dhe mungesa e konsesnsusit politik për shumë çështje po mban peng...

Bojkoti i opozitës së kryesuar nga VMRO DPMNE-së dhe mungesa e konsesnsusit politik për shumë çështje po mban peng miratimin e ligjeve që duhet votuar me shumicë të cilësuar apo me dy të tretata e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, njëkohësisht deputet, Aleksandar Kiracovski, ftoi gurpin parlamentar të VMRO DPMNE-së që t’u kthehet punimeve në Kuvend.
“Në kontekst të ligjeve që miratohen me dy të tretat e votave, ku janë të domosdoshëm edhe kolegët nga opozita, i ftoj deputetët e VMRO DPMNE-së dhe opozitën që sa më shpejtë të kthehen në Kuvend, të tejkalojnë problemet brendapartiake dhe interesat shtetërore dhe të qytetarëve t’i vënë mbi interesat e ngushta partiake. Ata janë zgjdhur nga qytetarët dhe duhet të punojnë në të mirë të qytetarëve”, shprehet kryetari i komisionit Aleksandar Kiracovski.
Disa nga ligjet që duhet miratuar me shumicë të cilësuar, janë edhe ligjet që sanksionojnë Prokurorinë publike, gjykatat dhe zbatimin e sanksioneve, propozim ndryshimet e të cilave u miratuan, në lexim të dytë, në seancën e sotme të Komisionit për Sistem Politik, por për shkak të shumicës së ngushtë parlamentare, miratimi i tyre vështirë se mund të ndodh në plenare.
Me propozim ndryshimet e këtyre ligjeve, ndër të tjera, parashihet rritja e kontrollit në polici dhe në policinë e burgjeve dhe sanksionimi i veprave penale të kryera nga nëpunës policor, efektiv të policisë së burgjeve, persona të autorizuar për siguri dhe kundërzbulim me autorizime policore,etj,. të cilët gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, tejkalojnë autorizimet dhe ushtrojnë dhunë, keqtrajtojnë, lendojnë ose i marrin jetën dikuj.
Ndryshimet ligjore kanë për qëllim përmirësimin e mekanizmit të kontrollit mbi trupat për zbatimin e ligjit, të cilët, vlerësohet se, nuk janë në nivelin e duhur për një shtet kandidat për anëtarësim në BE.
SHPËTIM NUREDINI
