Botë

Korçë nisin gërmimet për varrezat e ushtarëve grek

22.01.2018 17:51

Një ditë pas përfundimit të takimit dypalësh Shqipëri-Greqi udhëhequr nga ministrat e jashtëm Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati ne Korcë...

Një ditë pas përfundimit të takimit dypalësh Shqipëri-Greqi udhëhequr nga ministrat e jashtëm Nikos Kocias dhe Ditmir Bushati ne Korcë, sot kanë nisur germimet për gjetjen e varrezave të ushtarëve grekë.
 
Ministria e jashtme greke nëpërmjet një deklarate per shtyp e ka cilësuar këtë si një ngjarje të rëndësishme dhe që pritet të qojë perpara dialogun Shqipëri-Greqi, per qështjet e hapura mes dy vendeve.
 
Por duket se bankrët e fshatit Dragot ne Tepelenë nuk kanë qenë aspak dakord me këto germime. Dhjetëra qytetarë, disa prej të cilëve të ardhur edhe nga Maqedonia, kanë protestuar duke tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia.
 
Mediat greke vlerësojnë të jenë varrosur rreth 6800 ushtarë. Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.
 
LULJETA NDOKA