Kabul: Dhjetra të vrarë në një hotel
Zyrtarët e lartë të sigurisë në Afganistan kanë bëlrë të ditur se së paku 30 perosna janë vrarë në sulmin në hotelin Intercontinental...

Zyrtarët e lartë të sigurisë në Afganistan kanë bëlrë të ditur se së paku 30 perosna janë vrarë në sulmin në hotelin Intercontinental në kryeqytetin Kabul, nga militantët talibanë dhe kanë tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet.
Sipas këtyre zyrtarëve, ndër të vrarët ka punëtorë të hotelit, mysafirë dhe pjesëtarë të forcave të sigursë, të cilët janë përleshur me sulmuesit. N
ë mesin e të vrarëve janë edhe 14 shtetas të huaj. Në disa raporte lokale theksohet se janë vrarë 40 persona.
Zyrtarët thanë se gjashtë sulmues, po ashtu, janë vrarë nga forcat e sigurisë, megjithqë në disa raporte theksohet se ishin vetëm pesë sulmues.
Militantët, të veshur me uniforma ushtarake, e filluan sulmin pardje në mbrëmje.
