SHKUP
Anulohet kundërprotesta në Shkup
11.07.2014 16:35
Para Qeverisë u mblodhën vetëm gazetarët dhe policia që ishte gati për intervenim në rast të eskalimit të situatës……

Me gjithë paralajmërimet se sot para Qeverisë do të mbahen protesta nga qytetarët maqedonas si kundërpërgjigje ndaj protestave të shqiptarëve, një e tillë nuk ndodhi.
Para Qeverisë u mblodhën vetëm gazetarët dhe policia që ishte gati për intervenim në rast të eskalimit të situatës.
Protestat e maqedonasve u paralajmëruan në rrjetet sociale dhe sot, gjatë ditës, po në rrjetet sociale u njoftua se protestat janë anuluar. (Afrim Tanallari, TVM2)
