Zaev, pensione për të gjithë të moshuarit
23.01.2018 09:22
Lajmin e ka bërë të ditur përmes "facebookut" të tij, duke paralajmëruar se “pension shtetëror” do të shfrytëzojnë...

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se të gjithë qytetarët e gjinisë mashkullore që kanë mbushur 64 vite ose ato të gjinisë femërore 62 vite do të gëzojnë të drejtën e pensionit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeminsitri Zaev përmes "facebookut", duke paralajmëruar se “pension shtetëror” do të shfrytëzojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë 15 vite përvojë pune.
Kushti i vetëm do të jetë që qytetari të ketë jetuar 20 vitet e fundit në Maqedoni. Në fillim pensioni do të jetë 40 për qind nga rroga mesatare.
