Gjykata penale në Shkup, seanca për “Trust”,“Spiuni” dhe “Transportuesi”

23.01.2018 09:32

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët....

Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca gjyqësore për tre lëndë të Prokurorisë Speciale Publike: “Trust”, “Spiuni” dhe “Transportuesi”.

Gjykimi për “Trust” javën e kaluar u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit të dytë Vasilije Aviroviq.

I dyshuari i parë në këtë lëndë është biznesmeni Sead Koçan dhe pesë persona tjerë.

Në lëndën “Spiuni” mes 18 personave të akuzuar është edhe ish-gjenerali policor Goran Stojkov dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Vane Cvetanov.

Ndërsa për lëndën “Transportuesi” janë caktuar dy lëndë këtë javë, e para sot dhe tjetra të enjten. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve, me çka kanë dëmtuar buxhetin me rreth 360 mijë euro.