Kuvend, më 29 janar seacë rreth ligjit për gjuhët
Pas refuzimit që presidentit Gjorge Ivanov ta nënshkruar Ligjin....

Pas refuzimit që presidentit Gjorge Ivanov ta nënshkruar Ligjin për përdorimin e gjuhëve, është caktuar për 29 janar seanca plenare për rivotim të ligjit.
Mosnënshkrimin e Ligjit të gjuhëve presidenti Ivanov e arsyeton me një elaborim prej 14 faqesh, të cilin e ka dorëzuar në Kuvend.
Në mesin e arsyeve Ivanov ka theksuar se gjatë sjelljes së këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian, që me shumicë të thjeshtë të sillet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar dhe përmban 25 nene. Nëse ligji rivotohet sërsh atëherë presidenti është I obliguar që ta nënshkruajë.
Në fakt presidenti është në vijë të njejtë me VMRO-DPMNE-në e cila ka vlerësuar se ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u votua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM, krijon ndasi dhe konflikte mes qytetarëve.
"Kërkojmë të formohen grupe punuese nga përfaqësues të të gjitha grupeve të deputetëve në Kuvend, opinioni ekspert dhe profesional dhe ata të punojnë në konfirmimin e nevojës për bartjen e ligjit të tillë dhe për shmangien e elementeve jokushtetuese të ligjit për gjuhët", kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE. Ndërsa Qeveria, në reagimin e sajë ka vlerësuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën, se është votuar në procedurë demokratike, parlamentare, si dhe se është në interes të të gjithë qytetarëve dhe në kuadër të konceptit një shoqëri e barabartë për të gjithë.
