Joveski kërkon partitë të mos ndërhyjnë në punën e prokurorisë publike

23.01.2018 10:39

Prokurori i Përgjithshëm Lubomir Joveski njoftoi sot se ngjarja tragjike....

Kryeprokurori i ri shtetëror, Ljubomir Joveski, ka deklaruar se për ngjarjen tragjike në të cilën humbi jetën 4-vjeçari, Almir Aliu, veprohet në mënyrë joselektive, të paanshme, profesionale dhe mbi bazë të ligjit.

Joveski bëri apel te partit politike që të mos bëjnë presion dhe të mos përzihen në punën e Prokurorisë Publike.

“Prokurorët e kryejnë punën e tyre dhe vendimet do t’i sjellin mbi bazë të ligjeve dhe fakteve të dorëzuara. Me ardhjen time në funksionin e kryeprokurorit, kam premtuar se vendimet nuk do të sillen në bazë të dëshirave partiake ose qendrave tjera. Profesionalizimi dhe kthimi i besimit në prokurorinë, i kam bazë gjatë kryerjes së funksionit”, thotë Joveski në deklaratë.

Ai apeloi që gjatë komentimit dhe vlerësimit të kësaj vepre penale të merren parasysh gjitha dëshmitë dhe provat.

Nëse partitë dyshojnë në punën e tij dhe kanë vërejtje, kryeprokurori tha se ato mund të kërkojnë shkarkimin e tij.