Turqia, SHBA të ndalojnë mbështetjen për milicinë kurde
Turqia u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen për milicinë kurde në Siri...

Turqia u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen për milicinë kurde në Siri, ndërsa intensifikoi ofensivën kundër saj.
Një zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i tha BBC-së se luftëtarët kurdë janë duke përdorur armë amerikane kundër trupave turke, që po bëjnë përpjekje t’i dëbojnë ata nga rajoni Afrin.
Turqia e konsideron milicinë si grup terrorist dhe si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila angazhohet për autonomi të kurdëve brenda Turqisë. Milicia kurde në Siri e mohon çdo lidhje me PPK-në. Kjo milici, e cila kontrollon territore të mëdha në verilindje të Sirisë, ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Ankaraja kërkon tani që t’i jepet fund aleancës, duke thënë se lufta kundër Shtetit Islamik ka marrë fund.
“Nuk mund të tolerojmë që Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të krijojë një lloj strukture shtetërore përgjatë kufirit tonë në Siri”, tha zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin.
Forcat turke kanë nisur ofensivën kundër milicisë kurde në Afrin të shtunën. Ndërkohë njoftohet se mijëra civil kanë ikur nga zona.
