Gjykimi për rastet e PSP, anulohet ”Trust”,”transportuesi” dhe “Spiuni”

23.01.2018 13:50

Akuzat e ngritura nga Prokuroria speciale publike kanë shkaktuar orar të ngjeshur të gjykimeve në Gjykatën penale....

Akuzat e ngritura nga Prokuroria speciale publike kanë shkaktuar orar të ngjeshur të gjykimeve në Gjykatën penale. Gjatë ditës së sotme ka pasur të caktuara tre seanca gjyqësore ajo për rastin”Trust” Transportuesi” dhe gjykimi për rastin“Spiuni”.

Për shkak të mungesës hapsionore dhe pamundësisë që gjykimet të zhvilloheshin në të njejtën kohë të njejtat anulohen.

Gjykastësja e angazhuar në procesin gjyqësorë për rastin “Trust” Lidija Zimbova ndërpreu dëgjimin e ekspertit dhe anuloi seancën për 30 janar për shkak se në të njejtën gjykimore duheshtë të filloje seanca për rastin “Transportuesi”.

Eksperti Radomir Cvetanovski ka sqaruar në detaje funksionimin dhe kapacitetin e bluajtësve të qymyrgurit me të cilat disponon Kompania”Transmet”.Eksperti në fjalë është ftuar me qëllim që të sqarojë se nëse Kompania “Transmet” i ka plotësuar kushtet sa u përket makinerive për fitimin e tenderit nga Elem.

Në rastin “Trust” PSP akuzon biznesmenin Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre juridik në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e firmaveTransmet,Sileks, dhe Vato për pjesmarrje në tender të elektranave të Maqedonisë në vlerë prej 17 milion euro me dokumente të falsifikuara.

Ndërkohë,Gjykimi për rastin “Transportuesi” ëhtë anuluar me arsyetimin se deri në Gjykatën e Apelit është dorëzuar ankesë ,dhe deri në vendosje, lënda nuk është në gjykatën penale.Gjykatësja Kacarska nuk precizoi se nga kush është ngritur  ankesa dhe për çfarë arsye.

Në rastin”Transportuesi”akuzohet ish Kryetari i Komunës së Manastirit Vladimir Talevski dhe 20 persona të tjerë të cilët ngarkohen për keqpërdorim dhe malverzim me transportin e nxënësve në Manastir ku kanë dëmtuar buxhetin për 360 mijë euro.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme është anuluar edhe rasti i tretë i PSP-së ”Spiuni” me arsyetimin  e mungesës së dëshmive për këtë lëndë të cilat ndodhen për shqyrtim në gjykatë tjetër.

Në këtë rast akuzohen 18 persona në mësin e të cilëvë edhe ish gjenerali i policisë Goran Stojkov,Ish drejtori i drejtorisë për pengesë të korrupsionit Vane Cvetanov dhe ish funkionarë i lartë në DSK Aleksandar Dinevski. (Flutura Latifi, TVM2)