Maqedoni

Iniciativë në kuvend kundër antarësimit, Baçev e cilëson NATO-n organizatë gjenoicide

23.01.2018 14:33

Janko Baçev, përfaqësues i iniciativës “Maqedonia e vetme” në Kuvend dorëzoi iniciativë që të shfuqizohet...

Janko Baçev, përfaqësues i iniciativës “Maqedonia e vetme” në Kuvend dorëzoi iniciativë që të shfuqizohet vendimi për anëtarësim të vendit në NATO të cilin Kuvendi e ka miratuar më 23 dhjetor të vitit 1993.
 
Organizatorët e kësaj iniciative vlersojnë se Maqedonisë nuk i nevojitet anëtarësimi në NATO, por anëtarësimi në Unionin Euroaziatik gjëgjësisht me Rusinë. Ata akuzojnë NATO-n si organizat gjenocide e cila synon të ndryshoj emrin dhe identitetin e vendit dhe të mos ketë Maqedoni dhe maqedonas.
 
“Vlersojmë se NATO është një organizatë fashiste, e cila së bashku me përfaqësuesit e saj,  nuk mendojnë për asgjë tjetër përveç për metodat e luftimeve të sërishme,e përshkak se bëhet fjalë për fuqi të  madhe ato luftime mund të shkaktojnë pasoja tragjike për gjithë njerzimin. Për Maqedoninë,  NATO është organizat gjenocide e cila synon të ndryshojë emrin dhe identitetin e vendit dhe të mos ketë Maqedoni dhe maqedon. Për këtë arsyje ne vlersojmë se  Maqedonia nuk ka nevoj për antarësimin në NATO dhe se e ardhmja e këtij vendi është vetëm në anëtarësimin e Maqedonisë në Unionin Euroaziatik, gjëgjësisht me Rusinë”, deklaroi Janko Baçev, nga “Maqedonia e Vetme”.