Botë
Rrjedhje gazi në Londër, evakuohen 1400 persona
23.01.2018 14:47
Mbi 1400 persona janë evakuuar nga një lokal nate dhe një hotel ndërsa stacioni hekurudhor Charing Cross...

Mbi 1400 persona janë evakuuar nga një lokal nate dhe një hotel ndërsa stacioni hekurudhor Charing Cross është mbyllur pas rrjedhjes të një tubacioni gazi të nëndheshëm, në qendër të Londrës.
Dëshmitarët e përshkruajn situatën si një kaos i vërtetë, pasi rojet e lokalit të natës “Heaven” i urdhëruan ata të largohen me shpejtësi, ndërsa klientët e hotelit u zhvendosën në ambientetet e një strehimi.
“Ne po ndihmojmë policinë për të normalizuar situatën duke përdorur pajisje zbulimi dhe kemi vënë re që gazi natyror është zbuluar në atmosferë. Si një masë paraprake, rreth 1,450 njerëz janë evakuuar, rruget dhe stacionet jane mbyllur”, Brett Loft nga brigada e zjarrfikësve në Londër.
Brigade e zjarrfikësve tashmë ka izoluar rjedhjen në tubin kryesor të gazit.
SEVDIE OMEROVIQ
