Maqedoni
Zaev premton pensione për gjithë, qytetarët skeptikë: Fondi pensional nuk ka para
23.01.2018 15:05
Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se të gjithë qytetarët e gjinisë mashkullore pa përvojë punë që kanë mbushur 64 vite...

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se të gjithë qytetarët e gjinisë mashkullore pa përvojë punë që kanë mbushur 64 vite ose ato të gjinisë femërore 62 vite do të gëzojnë të drejtën e pensionit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeminsitri Zaev përmes facebookut, duke paralajmëruar se “pension shtetëror” do të shfrytëzojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë 15 vite përvojë pune. Ndonëse nuk ishin mirë të informuar për këtë, qytetarët e anketuar nga TVM2 janë skeptik se një gjë e tillë do të realizohet. Kjo sipas tyre për shkak të gjendjes jo të mirë në të cilën ndodhet fondi pensional.
“Mendoj se për momentin ajo është mission i pamundur. Sepse fondi pensional është në situatë katastrofale dhe në 20 vitet e ardhshme fondi pensional nuk mund të rregullohet. Të gjitha institucionet evropiane thonë që i duhen reforma fondit pensional, por edhe parashikojnë rritje të moshës për pension. Ashtu që mendoj se ato janë vetëm premtime të parealizueshme”...
“Mendoj se kjo është mirë. Por nuk e di sa ka kapacitet buxheti ynë për këtë”...
“Nuk ka aq kapacitet, ja ende nuk na i kanë lëshuar pensionet, as ndihmën sociale”, thanë qytetarët e anketuar.
Ndryshe kryeministri Zoran Zaev ka thënë që kushti i vetëm për marrjen e pensionit do të jetë që qytetari të ketë jetuar 20 vitet e fundit në Maqedoni. Në fillim pensioni do të jetë 40 për qind nga rroga mesatare.
ERSAN PAJAZITI
