Maqedoni
Rasti i Almir Aliut, sërish anulohet seanca, familjarët duan drejtësi
23.01.2018 15:54
Në mungesë të njërit nga avokatët mbrojtës, për shkaqe shëndetësore, sërish është anuluar seanca për rastin e Almirit...

Në mungesë të njërit nga avokatët mbrojtës, për shkaqe shëndetësore, sërish është anuluar seanca për rastin e Almirit, në të cilën pritej të jepen fjalët përfundimtare. Ndërkohë që paralajmërimet për rikualifikimin e rastit, tek familjarët e familjes Aliu, ka shkaktuar revoltë të madhe.
“Këtë pyetje unë dua tua bëj atyre prokurorëve, nëse u kish ndodhur rasti im atyre atëhere ata si do ta kishin marrur këtë vendim. Si cdo herë pësëri do them se ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe asgjë më tepër. Ne shqiptarët pa protesta kurr nuk kemi fituar asgjë, besojmë që tash pas protestave të mbajtura dje do të merret ndonjë vendim”, deklaroi për TVM 2, babai i Almirit të ndjerë, Sedat Aliu.
Tentimet për rikualifikim të rastit kanë shkaktuar reagime të shpra në opinion. Në një reagim të OJQ “ Zani nga Kumanova pos tjerash thuhet:“Paralajmërimet e prokurorisë themelore në Kumanovë e cila udhëheqë me ‘’Rastin e Almirit’’ tenton të rikualifikojë veprën penale nga‘’Vrasje’’ e parashikuar në nenin 123 pika 2 e Kodit Penal të R.M-së,në vepër penale‘’Të rrezikimit të sigurisë në trafik’’ të parashikuar në nenin 297 pika 2 në lidhje me nenin 300 pika 2 të Kodit Penal dëshmon edhe njëherë faktin se si drejtësia në R.M-së zbatohet në mënyrë selektive“, thuhet ndër të tjera në reagimin e OJQ “Zani” nga Kumanova.
Seanca e radhës është caktuar për 6 shkurt.
NEXHAT AQIFI
