Maqedoni
1.739 të prekur nga gripi: 96 fëmijë të hospitalizuar në klinikën në Kozle
23.01.2018 15:55
1.739 persona janë prekur aktualisht nga gripi në vend...

Nga Komisioni për sëmundje infective pranë Ministrisë së Shëndetësisë, konstatojnë se gripi ene është në përmasa të ulëta, por mund të shkojë drejt rritjes, sidomos me fillimin e vitit shkollor.
Inspektoriati shtetëror Sanitarë u ka kërkuar të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të ndërmarrin masa për pastrim të plotë dhe dezinfektim të hapsirave nëpër shkolla, sigurimin e mjeteve për higjienë personale dhe ndjekjen e rregullt të fëmijëve që mungojnë.
Më të prekur nga viruset dhe gripi në këtë periudhë janë fëmijët. Në Klinikën për fëmijë Kozle në Shkup, aktualisht ka të hospitalizuar 96 fëmijë, aq sa është edhe kapaciteti i klinikës.
“Sezoni i ardhëshëm është sezon i viruseve, ndërsa mund të presim edhe gripin me vet faktin e pranisë së fëmijëve në ambiente të mbyllura në shkolla dhe në vende ku mblidhen më tepër njerëz ku qarkullojnë edhe viruset. Për momentin kemi 96 fëmijë të hospitalizuar që është edhe kapaciteti i polotë i spitalit por megjithate vazhdimisht ka fëmijë që lëshohen nga spitali dhe të tjerë që vijnë”, shprehet drejtori i klinikës për fëmijë në Kozle, Angelço Andonopvski.
Komisioni për Sëmundjet Infektive po ndjek edhe gjendjen e të prekurve nga fruthi, nga I cili janë regjistruar dy raste të reja. Bëhet fjalë për një fëmijë 6 muajsh nga Kumanova i cili ende nuk ka qenë I vaksinuar dhe një burrë i moshës 40 vjeçare nga Shkupi.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë ndërsa po ndiqet gjendja e të afërmve të tyre.
GYLTENE SINANI
