Ligji për përdorimin e gjuhëve, pas kundërshtimit të Ivanovit, ligji të hënën, në lexim
Ligji për përdorimin e gjuhëve do të vihet në lexim të tretë....

Ligji për përdorimin e gjuhëve do të vihet në lexim të tretë, më 29 janar, ditë e hënë. Konformë procedurës dhe afateve të parapara me Rregullore, përkatësisht nenin 163, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e rradhës, ku si pikë e parë është vënë pikërisht Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë, pasi presidenti refuzoi ta nënshkruajë atë me pretekstin se është në kundërshtim me kushtetutën.
Konkretisht në arsyetimin e tij me shkrim Ivanov shkruan: “Marrë parsysh të gjitha këndvështrimet për mospërputhjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por edhe vërrejtjet e ekspertëve dhe opinionit publik për antikushtetueshmërinë e këtij ligji dhe në bazë të nenit 75 të Kushtetutës të RM-së, morra vendim të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.”
Në raste të këtilla, Kuvendi e rishqyrton ligjin në fazën e leximit të tretë, në afat prej 30 ditësh nga dita e miratimit të ligjit.
Neni 173 i Rregullores thotë se, gjatë rishqyrtimit të ligjit, amendamente mund të parashtrohen vetëm në lidhje me sugjerimet e Presidentit të Republikës.
Aktualisht, nuk janë parashtruar amendamente të kësaj natyre, madje as partia amë e presidentit, VMRO DPMNE, me të cilën Ivanov ndan qëndrime identike rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve, nuk ka paralajmëruar amendamente. Një ditë më parë, VMRO DPMNE, ftoi qeverinë që të tërheq ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi e cilësojnë si të dëmshëm për shtetin dhe në kundërshtim me Kushtetuën.
Një kohësisht, VMRO kërkon formimin e grupeve të punës të përbërë nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare, përfshirjen e ekspertëve si dhe përfaqësues nga kabineti i Presidentit të Republikës dhe përfaqësues nga ASHAM-i. Në të kundërtëtn, përfaqësues të VMRO DPMNE-së, nuk kanë përjashtuar mundësinë që të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kushtetutshmërinë e ligjit. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
